Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një magazinë në fshatin Burimas në Bashkinë Maliq.
Bëhet e ditur se magazine mbante brenda ambalazhe (kuti kartoni) për mbajtjen e frutave, mollëve.
Fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk raportohet për dëme në njerëz.
Zjarrëfiksja ka ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur eleminimin e rezikut për përfshirjen nga flakët edhe të banesës e cila ishte ngjitur me magazinën.