Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Elbasan në afërsi të zonës së Krastës.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur prej pakujdesisë me mjetet e gatimit, të cilat janë harruar të ndezura.
Flakët kanë përfshirë kuzhinën, e cila është djegur plotësisht e disa pjesëve të tjera të ambientit.
Shërbimi i zjarrfikëses ka bërë të mundur ndërhyrjen e shpejtë dhe shuarjen e zjarrit, duke bërë të mundur shpëtimin e tre dhomave të tjera. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por, vetëm dëme materiale.