Një tjetër tërmet është ndier në Greqi.
Mësohet se një lëkundje e fortë me magnitudë 5.2 ka goditur rajonin në jugperëndim të Kythera rreth orës 5 të mëngjesit.
Sakaq, epiqendra ndodhet 41 kilometra në jugperëndim të Kythera dhe thellësia lokale është vlerësuar në 79 kilometra.
Ndërkohë, lëkundjet janë ndier edhe në Kalamatë, Atikë deri në Kretë.