Lëkundje tërmeti janë ndier këtë mëngjes në Greqi.
Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.3 ballë dhe me thellësi prej 12 kilometrash.
Ndërsa, epiqendra është shënuar 2 kilometra nga Thiva, afër Athinës.
Kujtojmë se, ky qytet tashmë është kthyer në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, duke u regjistruar deri më tani me qindra lëkundje.