Pas dy lëkundje në ishullin Samos të regjistruara ditën e sotme, një tjetër tërmet sapo ka goditur sërish token Greke.
Mediat greke raportojnë se tërmeti ishte me magnitudë 4.5 Rihter. Sipas Institutit Gjeodinamik u regjistrua 14 km në jugperëndim të Pitagorës dhe ishte me thellësi 15.2 km.
Nuk ka raportime për dëme apo të lënduar.