Mëngjesi i sotëm i ka zgjuar ose ngritur “zgupthi” edhe më gjumashët, kjo për shkak të disa tërmeteve që lëkundën një pjesë jo të vogël të Shqipërisë.
Në 24 orët e fundit në Bulqizë janë regjistruar gjashtë lëkundje sizmike. Më e forta u shënua mëngjesin e sotëm në orën 08:10 minuta me epiqendër në Shupenzë, Bulqizë, me magnitudë 4.5 Rihter.
Zona e Bulqizës njihet nga sizmologët për aktivitetin e lartë sizmik, pasi edhe pak javë më parë u regjistrua një goditje e fortë, e shoqëruar nga disa pagoditje më të vogla.
Fatmirësisht deri tani nuk ka pasur probleme. Banorët kanë dalë për disa minuta jashtë nga banesat e tyre, nga frika dhe paniku i shkaktuar nga tërmeti.
Sipas IGJEO epiqendra e saj ka qenë në Shupenzë të Bulqizës, ndërsa thellësia 14 kilometra.
Sipas mediave, banorët e njësisë administrative Shupenzë dhe Gjoricë, janë ende jashtë banesave të tyre, për shkak të frikës dhe panikut.
Janë ndjerë gjithsej 4 lëkundje, dy të parat të fuqishme ndërsa dy të tjerat më të lehta. Banorët e këtyre zonave, ende kanë banesat e shembura nga një tëmrmet i fuqishëm që është regjistruar në vitin 2009.
/Priza.al/