Një tërmet i fuqishëm ka shkundur këtë të premte Turqinë, duke lënë dhe të plagosur.
Mediat e huaja bëjnë me dije se lëkundjet me magnitudë 4.9 kishin si epiqendër Izmirin, ku si pasojë kanë shkaktuar dhe rrëzimin e minaresë së një xhamie.
Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, AFAD, tha se tërmeti me magnitudë 4.9 ishte me qendër në rrethin Buça të Izmirit dhe goditi në orën 3:29 të mëngjesit. Tërmeti u pasua nga disa pasgoditje dhe u ndje në zonat përreth.