Shkundet toka/ Tërmeti 6.7 ballë godet këtë shtet

Një tërmet me magnitudë 6.7 ka goditur ditën e djeshme Filipinet veriore.
Mediat e huaja bëjnë me dije e tërmeti ishte i thellësisë prej 28 km, rreth 7 km në veriperëndim të qytetit Tineg të provincës Abra në ishullin kryesor të Luzon.

Sipas Institutit Filipin të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë, tërmeti tektonik do të shkaktojë pasgoditje. Nuk raportohet për dëme apo viktima, si dhe nuk ka asnjë alarm për cunami.

Filipinet kanë aktivitet të shpeshtë sizmik për shkak të vendndodhjes së saj përgjatë “Unazës së Zjarrit” të Paqësorit.

Në korrik, një tërmet me magnitudë 7.0 goditi gjithashtu provincën Abra, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe dëmtuar ndërtesa, duke lënë të paktën katër persona të vdekur dhe 130 të plagosur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *