Një automjet që dyshohet i pajisur me eksploziv ka vendosur në alarm policinë dhe qytetarët në aeroportin e Shkupit. Si masë paraprake nga ana e bluve është bërë evakuimi i punonjësve dhe pasagjerëve, kjo ka shkaktuar panik dhe kaos.
Dyshohet se alarmin për bombë e kanë bërë hakera nëpërmjet adresave elektronike duke lajmëruar se jo vetëm në aeroport por edhe në një qendër tregtare dhe në një hotel.
Pritet në orët në vijim të zbardhet e vërteta në lidhje me raportimet për bombë.
Sakaq, Maqedonia e Veriut prej disa ditësh po përballet me një situatë të vështirë që lidhet me kërcënimet për bomba kryesisht në shkollat fillore. Por, pas kontrolleve të Ministrisë të Punëve të Brendshme është konstatuar se bëhet fjalë për raportime të rreme.
Gjatë ditës së djeshme janë raportuar rreth 40 bomba që dyshoheshin të ishin vendosur në disa shkolla.