Shkup/ Sulmohet nga qeni, i mituri ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkup, ku një fëmijë 8 vjeç ka humbur jetën në spital pasi u sulmua nga një qen.

Sipas “Ina”, fëmija është afruar pranë oborrit ku mbahej qeni, teksa ky i fundit e ka sulmuar duke i shkaktuar plagë të rënda.

Edhe pse është transportuar në spital, i mituri nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Sakaq, policia ka nisur hetimet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *