Ministria për Punët e Brendshme në Maqedoni ka bërë me dije se në orën 08:05 në Shkup është raportuar një vrasje në një kazino. Shtetasi me iniciale N.A 46-vjeç ka mhumbur jetën.
Një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 46-vjeçarit, me të cilin paraprakisht ka qenë duke luajtur në kazino.
“Është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”,- tha MPB.