Shkupi përsërit: Franca e ka të qartë qëndrimin tonë

Pasi Kuvendi i Bullgarisë dha sot dritën jeshile për propozimin francez, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, reagoi përsëri duke thënë se qëndrimet e Maqedonisë së veriut janë dërguar në Presidencën franceze dhe se në periudhën e ardhshme duhet parë se çfarë zgjidhje do të vijë prej andej.

“Pas këtij vendimi të parlamentit bullgar dhe qëndrimit tonë të prezantuar dje zyrtarisht dhe publikisht nga kryeministri Kovaçevski, dhe më parë edhe nga presidenca franceze, do të shohim se çfarë qasje do të ketë Presidenca franceze”, tha Osmani duke shtuar se pala maqedonase ende nuk e ka parë zyrtarisht versionin final që është aprovuar në parlamenti bullgar,

 

“Ne për herë të parë kemi një pozicion formal të Bullgarisë dhe një pozicion publik të komunikuar nga Kryeministri Kovaçevski. Tre janë pikat kryesore që për ne e përcaktojnë fatin e një propozimi, me theks të veçantë çështja e gjuhës dhe çështja e historisë, si kritere për ecje përpara në procesin e integrimit si dhe dinamika e ndryshimeve kushtetuese karshi fillimit të bisedimeve. Ne nuk mund të hyjmë në ndryshime kushtetuese nëse nuk do të kemi fillim të bisedimeve. Tani presidenca franceze i ka për herë të parë pozicionet formale të Parlamentit bullgar të Qeverisë së vendit e cila reflekton pozicionin e Parlamentit të RMV-së dhe tani ato duhet te marrin një vendim final se çfarë propozimi do të shpalosin”, deklaroi ministri Osmani.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *