Shkupi ‘tallet’ me fatkeqësinë e tërmetit, qytetarët dhurojnë rroba të grisura si ndihma për Turqinë

Qytetarë nga e gjithë bota janë sensibilizuar për të ndihmuar të prekurit nga tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri me dhjetëra mijëra viktima. Mbi 70 shtete nga e mbarë bota kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit dhe ndihma humanitare për vendet e dëmtuara, përfshirë edhe vendet me ekonomi të dobët të Ballkanit Perëndimor.

Ndonëse vullneti i mirë për të ndihmuar duhet respektuar, megjithatë një inciativë për të mbledhur ndihma për të mbijetuarit e tërmetit në Turqi, është kritikuar shumë në Maqedoninë e Veriut. Disa video dhe fotografi janë bërë virale në rrjetet sociale të cilat tregojnë se si janë mbledhur rroba të vjetra e të dëmtuara në qendrën e Shkupit. Mes rrobave që janë mbledhur ka dhe veshmbathje të grisura si dhe të vjetra.

Ndërkohë që gazetarë dhe aktivistë të shumtë në Maqedoninë e Veriut i kanë konsideruar këto vepra dhe donacione si tallje si dhe grumbullim mbeturinash.

Dy tërmete shkatërruese goditën mëngjesin e 6 Shkurtit që goditi një pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje. Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 36,000 njerëz kanë vdekur dhe shifrat pritet të vazhdojë të rritet. Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit. Përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *