Shndërrimi i lagjes ‘5 Maj’ pas tërmetit! Erion Veliaj: 3500 apartamente, s’ka kohë për pushim!

Nisur nga fatkeqësia natyrore e 26 Nëntorit 2019, lagjia  ‘5 Maj’ do të shndërrohet në një hapësirë inovatore, ku do të strehohen jo vetëm familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti.

Me 3500 apartamente të reja, lagjja e re që po ndërtohet do të jetë jo vetëm një nga më të mëdhatë, por dhe një nga më modernet. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar video nga kantieri gjigand ku po ndërtohen jo vetëm njësi banimi, por njëkohësisht edhe objekte publike dhe arsimore.

“Lagjja 5 Maji në kantierin e Rilindjes pas tërmetit! 3500 apartamente për 11 mijë banorë, 5 objekte publike ndër të cilat edhe godina e përbashkët e tatime-doganave, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale, si edhe qendra franceze e edukimit të Teknologjisë Digjitale për rininë “ECOLE 42”

S’ka kohë për pushim”,– shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Kujtojmë se projekti është hartuar nga arkitekti italian Stefano Boeri dhe do ta kthejë këtë zonë të vendit në “Tirana Riverside”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *