Rikthimi i Romelu Lukakut u prit me entuziazëm nga tifozët e Interit. Gjithsesi, gjërat nuk shkuan sipas planeve dhe sulmuesi belg u dëmtua shumë shpejt.
Në Milano po presin ri-aktivizimin e tij, pas shumë ndeshjesh mungesë. Në fakt mediat italiane shprehen se në kampin zikaltër janë mjaft të zhgënjyer me formën fizike të Lukakut.
Belgu, në vitin e titullit kampion ishte mjaft i fuqishëm fizikisht, por tashmë e vetmja gjë që mund të dallohet qartë është brishtësia e tij.
Kështu, klubi italian po mendon mos-shfrytëzimin e të drejtës së blerjes së kartonit nga Chelsea. Për një vendim përfundimtar na duhet të presim fundin e sezonit, me statistikat finale që do tregojmë më së miri se si do veprohet.