Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, mësohet se një mjet është përplasur me Patrullën e Shqiponjës.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy efektivë policie që ishin në shërbim, ato ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesditës së sotme në lagjen nr. 4 të qytetit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.08.2021, rreth orës 12:10, në lagjen nr.4, Durrës, një mjet me drejtues shtetasin Sh. K., është përplasur me patrullën e Forcës së Posaçme “Shqiponja” e cila ishte në shërbim. Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e Policisë shtetasit K. H., dhe A. K., të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
/Priza.al/