MLS është rritur mjaft në nivel lojë dhe shumë skuadra të mëdha shikojnë në Amerikë për të marrë ndonjë talent.
Ky është rasti i Jhon Duran (Shok skuadre me Shaqirin), sulmuesit 18-vjeçar kolumbian që ka ngjallur interesin e disa klubeve në Evropë. Sipas The Sun, skuadra e Klopp po monitoron lojtarin dhe Anfield mund të bëhet shtëpia e tij, por kohëve të fundit interes ka shfaqur edhe Manchester United.
Gjithashtu, nuk mund të lihet pa përmendur interesimi i ekipeve spanjolle dhe gjermane. Futbollisti i Chicago Fire ka luajtur 27 ndeshje, ku ka shënuar 8 gola dhe dhuruar 5 asiste. Çmimi fillestar është 10 milionë paund.
Chicago Fire dëshiron të përsërisë operacionin e Sloninës, portierit 18-vjeçar i cili u transferua te Chelsea disa muaj më parë për të njëjtën shumë që kërkon për Jhon Duran.