Prej orës 09:30 po mbahet Kongresi i Partisë Socialiste dhe kur jemi drejt fundit të tij, e gjitha tabloja e deritanishme sjell disa detaje shumë interesante, mes tyre ngjashmëria me kongreset e Partisë së Punës.
Nisja e Kongresit ishte si kurrë më parë, 5 grupe të mbledhura në sheshe diskutuan për gati dy orë me grupe e interesit.
Në grupin ku u diskutua në përgjithësi për bujqësinë dhe fermerët u vunë se të pranishmit ishin ulur nëpër balla kashte.
Gjithashtu një gjë tjetër e çuditshme, ishin edhe shprehjet e funksionarëve të lartë të PS-së, të ngjashme me ato që përdoreshin në asambletë komuniste të dikurshme si psh “gju më gju me popullin”, etj.
Dhe më kryesorja, është rikthimi i thirrjes së famshme që përdorej asokohe për kolegët e partisë, të cilët nuk quheshin “zonja dhe zotërinj”, “por shokë dhe shoqe”, që u përdor masivisht edhe sot./