Shokët e 18 vjeçarit që u përplas për vdekje në Tiranë protestojnë para gjykatës: Të lihet në burg shoferi i makinës

 

Shokët e Enjo Saliajt që vdiq në një aksident në Tiranë në shkurt të këtij , kanë protestuar para Gjykatës së Tiranës, të cilës i kërkojnë mos lirimin nga qelia të shoferit që shkaktoi aksidentin. Djali i mitur i Kudret Saliaj, Enjo Saliaj, i cili mbeti i vdekur pas aksidentit të rëndë në zonën e Freskut, ka qenë dëshmitari i vrasjes së të atit nga ish-vjehrri në prani të vajzës së tij.

18-vjeçari humbi jetën mbrëmjen e 2 shkurtit në një aksident që ndodhi në zonën e Freskut në Tiranë. Enjo Saliaj, po udhëtonte me motor, teksa u përplas nga një makinë me drejtues Sildi Krashi i cili u arrestua. Ky i fundit u largua nga vendi i ngjarjes, duke braktisur edhe mjetin për tu arrestuar më vonë nga blutë e kryeqytetit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *