Reperi i njohur Kanye West, ka dhënë së fundmi një intervistë për podcast-in “Alo Mind Full”. Ai ka thënë ndër të tjera se nuk ka lexuar asnjë libër dhe e krahasoi leximin me të ngrënit e lakrave të Brukselit.
“Kur thatë se nuk e kisha lexuar këtë libër, në fakt nuk kam lexuar asnjë libër. Të lexosh është si të ha lakra Brukseli për mua”,- shprehet ai.
Intervista e tij vjen vetëm një ditë pasi Ye ndërpreu partneritetin e tij 10-vjeçar me Gap. Ai nuk e trajton drejtpërdrejt marrëdhënin e tij me Gap ose Adidas, me të cilët prodhoi këpucë Yeezy, gjatë intervistës. Megjithatë, ai kritikon indirekt dy kompanitë.
“Unë sinqerisht besoj se Gap dhe Adidas janë pjesë e një plani më të madh për të margjinalizuar kompanitë amerikane dhe industrinë amerikane”. Gjatë intervistës, Ye foli për mbrojtjen e përdorimit të teknologjisë në arsim.
“Unë mund të kem një tendencë për të qenë thjesht si paranojak i robotëve, por kjo është një mënyrë që ne duhet të ekzistojmë. Dua të them, “Star Wars” është kolegji im, e dini. Kam kaluar shumë më shumë orë në “Star Wars” sesa në kolegj.”
https://www.youtube.com/watch?v=9LoUA7uOoAI