Këngëtari, Joe Elliott ka deklaruar se diva e muzikës, Adele mund të humbasë zërin e saj gjatë qëndrimit në Las Vegas.
Në një intervistë për “Daily Star”, ai u shpreh se nxehtësia e thatë në qytetin e nxehtë përvëlues mund të ndikojë te kordat e saj vokale. Gjithashtu Joe i kërkoi këngëtares të investonte në disa pajisje të mira për ta mbajtur zërin në gjendje të mirë.
Adele ka pasur gjithmonë probleme me kordat e saj vokale. Në vitin 2011, iu nënshtrua një operacioni, ndërsa në 2017, ajo u detyrua të anulojë dy koncerte.
/Priza.al/