Moderatorja Einxhel Shkira e cila krijoi edhe një lidhje me Dj Dagz brenda shtëpisë së “Big Brother”, së fundmi ka surprizuar publikun me një deklaratë që ajo ka bërë dhe fjalët e saj janë bërë virale në rrjetet sociale.
Ndryshe nga shumë vajza të tjera në vendin tonë, ajo nuk e ka patur problem të shprehet se ka biseduar me vëllain e saj, Aloisin, për tema delikate, si për shembull s*ksi.
“Me Aloisin nuk jam sjellë vetëm si motër e madhe, por edhe si një vëlla i madh”, është shprehur Einxhel, e cila pritet të jetë finaliste në këtë edicion të Big Brother.
“Aloisi ka ndarë me mua gjëra që s’mund t’i ndante me të shokët e tij. Shkolla këtu nuk i mëson disa gjëra. Kam qenë unë ajo që e kam këshilluar për masat mbrojtëse testimet edhe këto gjëra”, ka thënë Einxhel.
Moderatorja i ka mësuar vëllait se si të mbrohet para se të kryejë marrëdhënie s*ksuale, duke qenë se ai është më i vogël se ajo. Emancipim në kohët moderne, nuk është keq si togfjalësh. Ndoshta fjalitë e saj do të nxisin vëllezërit dhe motrat shqiptare të flasin më shumë për këtë temë.
/Priza.al/