Shokon partnerja e Elvis Pupës, nuk mbështet lojën e tij por Luizin

Të martën e kaluar, Arbana Osmani i lajmëroi banorët se gjatë javës do të kenë mundësi të bëjnë një telefonate me një familjar. Sot banorët kanë folur me familjarin që kanë zgjedhur.

Aktori Elvis Pupa foli me bashkëshorten e tij dhe një moment gjatë bisedës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Përmes një batute, partnerja e tij i tha se kupën e fitores e duam në Shkodër. Duke qeshur Visi i tha:

“I bie që je me mua se unë jam nga Shkodra tani, sepse kur martohesh bëhesh nga fshati i gruas”.

Në përfundim, duke i kërkuar t’i bëjë të fala të gjithë banorëve, partnerja e tij i përcolli përshëndetje speciale për patriotin e saj, duke nënkuptuar Luizin.

Mesa duket edhe pse brenda shtëpis së “Big Brother Vip Albania” ka gjysmën e saj, partnerja e Eliv Pupës bën tifo për Luizin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *