Një prift nga Seresi i Greqisë ka bërë bujë në rrjete sociale, ku shfaqet në ‘Instagram’ i veshur me një bluzë rrjetë dhe promovon trupin e zhveshur.
Sipas mediave greke, profili i tij në Instagram është i mbushur me foto provokuese, nga palestra apo me bluze të hapura. Prifti është shprehur për një radio në Selanik se nuk e konsideron të gabuar veprimin e tij dhe sqaron se ai pozon si model, për të ndihmuar një pjesëtar të familjes i cili është fotograf.
Çështja e “priftit” të zhveshur ka “pushtuar” mediat dhe portalet greke. Megjithatë, pasi u zmadhua çështja, prifti mbylli profilin e tij dhe tashmë është i dukshëm vetëm për miqtë e tij.
/Burimi Voria.gr/ Priza.al/