Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka dalë në deklaratë në lidhje me Danijela Lazoviqin. Kjo e fundit është kapur nga ukrainasit sepse mendohet të bëjë pjesë në forcat pro-ruse të cilat pushtuan Donabasin.
Forcat ukrainase kanë ndarë një postim në Twitter, duke u shprehur kështu se Lazoviq ka shkuar rregullisht në Kosovë prej vitit 2014( periudhë kjo kur ka nisur pushtimi i Donbasit nga Rusia), si dhe ka qenë e angazhuar si snajperiste atje.
Pavarësisht lajmit të konfirmuar, presidenti vazhdon ta mohojë se snajperistja famëkeqe serbe është arrestuar.
Por është shprehur se ajo ndodhet në burg në Serbi për trafik droge.
“Pyes veten nëse është në Zabela apo në Kramatorsk? Unë i thashë ta kontrolloni disa herë. Ajo është në burgun tonë”, citohet të ketë thënë Vuçiq. Lazoviq, e cila nga rusët njihej edhe me nofkën “Bagira”, në vitin 2020 ishte bërë lajm nga mediat ukrainase. Asokohe raportohej se identiteti i saj ishte vështirë të konfirmohej, pasi që paraqitjet në rrjetet sociale i bënte duke e fshehur fytyrën dhe se kurrë nuk fliste për jetën e saj” shkruan ai.