Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ditën e sotme, ku një 11-vjeçare u abuzua seksualisht.
Në një intervistë, babai i të miturës tha se është e traumatizuar dhe e frikësuar.
Ai tha se Terollin e njeh prej shumë vitesh dhe nuk kishte vënë re asnjë gjë të dyshimtë tek ai.
Vajza është e traumatizuar. Është në shtëpi me ne dhe me shëndet është mirë por shumë e frikësuar. Nuk mban mend nga ngjarja dhe ne nuk e kemi pyetur.
Si e morët vesh abuzimin?
Fëmijët i tregojnë të gjitha nuk gënjejnë. Sa erdhëm në shtëpi na tregoi vajza çfarë i kishte ndodhur dhe shkuam në polici.
Prej sa vitesh e njihnit Astrit Terollin?
E njoh prej shumë vitesh nuk kisha vënë re asgjë të dyshimtë tek ai. Se di pse erdhi ne shtëpinë time dhe e bëri këtë gjë./TCH