Për shumë prej jush mund të mbahet mend si një ndër yjet më të mëdhenj të muzikës R&B në botë, ndërkohë që sot ai është në rolin e të akuzuarit për pornografi me fëmijë dhe abuzuesit seksual në Çikago.
Këngëtari Robert Sylvester Kelly, i njohur si R Kelly, është shpallur fajtor për tre akuza për pornografi dhe tre akuza për joshje të fëmijëve. Vendimi u mor nga një juri federale e qytetit të tij të lindjes, pas shfaqjes së videove shokuese duke abuzuar me vajzën e tij 14-vjeçare. Vendimi pasoi me një gjyq njëmujor në Çikago, ku anëtarëve të jurisë iu shfaqën pjesë të pamjeve shokuese dhe dëgjuan dëshminë e viktimës, tani 37-vjeçare, e cila u identifikua vetëm si “Jane”.
Vendimi për akuzat që rëndojnë mbi këngëtarin erdhi pas më shumë se 11 orësh diskutim ndërmjet anëtarëve të jurisë. Në Çikago, një dënim për vetëm një akuzë të tillë mbart një dënim minimal të detyrueshëm prej 5 deri në 10 vjet. Shpallja fajtor e R Kelly-t vjen pas një tjetër dënimi me plot 30 vite burg të dhënë ndaj këngëtarit në muajin qershor, pasi ai u shpall fajtor për trafikim seksual dhe shantazh në një çështje të veçantë federale në Brooklyn.