Shoqata e biznesit kundër akcizës për gazin: Do të krijojë një barrë të rëndë për sektorin prodhues

Shoqatat e biznesit në Komisionin parlamentar për veprimtarinë prodhuese kundërshtuan paketën fiskale 2022. Ata kërkuan bashkëpunim me Ministrinë e Financave për të reflektuar ndryshimet e nevojshme.

“Kjo paketë fiskale të tërhiqet, të punohet me grupet e interesit duke parë çdo fenomen dhe vështirësi që ka biznesi dhe të shohim rajonalizimin ekonomike. Duhet një axhendë ekonomike, ndryshe shumë shpejt do të shkojmë drejt mbylljes, tërheqjes”, tha Nikolin Jaka.

Vendosja e akcizës 6 % për gazin sipas biznesit do të krijojë një barrë të rëndë për sektorin prodhues. Kjo nismë sipas tyre duhet të shoqërohet me masa mbështetëse.

“Barazimi i akcizës për gazrat e naftës me 6%. Pse na duhet kjo, e pashoqëruar me një masë mbështetëse. Nuk është viti i duhur për disa reforma sepse jemi në krizë”, u shpreh Arben Shkodra.

“6 lekë për litër e gazit: paaftësia e administratës për të menaxhuar evazionin, i bie shkurt”, tha Jaka.

Shqetësim tjetër i biznesit në komisionin e veprimtarisë prodhuese ishin edhe ndryshimet që prekin bujqësinë si heqja e TVSH së rimbursueshme 6% dhe vendosja e TVSH 10% për inputet bujqësore.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *