Shoqe e ngushtë me ish-in e bashkëshortit, çfarë po kurdisin JLo dhe Jennifer Garner?

Ndonëse është e martuar me ish-bashkëshortin e Jennifer Garner, Jennifer Lopez duket se ka një raport miqësor me yllin e ’13 going on 30′. Aq mikesha janë bërë me njëra-tjetrën sa po planifikojnë të shkëmbejnë edhe dhurata për Krishtlindjet.

Garner aktualisht ka tre fëmijë me Ben Affleck, Violet 16 vjeç, Seraphina 13vjeç dhe djalin Sam 10 vjeç. Lopez nga ana e saj shpesh e ka lavdëruar publikisht Garner-in për përpjekjet e saj për ta mbajtur familjen të bashkuar.

“Ato do të shkëmbejnë dhurata këtë vit për Krishtlindje, madje kanë një raport të shkëlqyer. Ka një respekt dhe vlerësim të vërtetë reciprok për shkak të fëmijëve. Ato janë shumë të lumtura dhe kjo thjesht bën që gjithçka të funksionojë”,- tha një burim i afërt me dyshen e njohur.

Një tjetër burim i bëri jehonë atyre që përmendëm më lart, duke thënë se si Lopez ishte mirënjohëse për shoqen e saj të re.

“JLo është kaq mirënjohëse që miqësia e saj me Jen ka avancuar me hapa të mëdhenj gjatë muajve të fundit. Ato ishin afruar më shumë që kur ajo dhe Ben rinisën romancën e tyre, por miqësia e JLo dhe Jen padyshim po thellohet”,-shprehet burimi.

Rikujtojmë se para pak ditësh, në rrjet filluan të qarkullonin disa foto të Ben Affleck pa unazën e tij të martesës dhe çifti menjëherë u bënë kryefjala e lajmeve duke thënë se ishin ndarë. Por mesa duket nuk qenka e vërtetë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *