Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vdekjen e boksierit me origjinë shqiptare në Gjermani, i cili u gjet pa shenja jete në një stacion treni në fillim të janarit.
Sipas rezultateve të autopsisë boksieri shqiptar Liridon B. i cili ka qenë i dënuar për vepra të lidhura me drogën, është sulmuar me thikë. “Dyshohet se është sulmuar me thikë gjatë një konflikti në gjendje të dehur,” raporton BILD.
Siç raporton BILD, disa punonjës në stacionin e trenit Gunzenhauser në Gjermani kishin gjetur një person pa shenja jete pranë një hekurudhe dhe me plagë të marra nga një thikë.
23-vjeçari ishte vlerësuar si talent i boksit dikur, por ish-trajneri i tij tregon se Liridoni kishte rënë në shoqëri të keqe.
“Shoqëri të keqe, drogë, burg. Pas burgut erdhi te unë në stërvitje, donte të kthehej në boks. Më premtoi se më nuk do të bënte marrëzira. Por, para një viti e la përfundimisht sportin”, deklaroi trajneri i tij Ralf Markert.