Avokati i kontrollorëve të Rinasit, Rezart Kthupi, në një deklaratë për mediat ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme janë ndaluar nga policia 24 kontrollorë, ku 4 prej tyre janë lënë të lirë ditën e sotme.
Prangosja e kontrollorëve është bërë mbrëmë në orën 12:00 të natës. Ai shton se disa prej ndalimeve u bënë në hotele e të tjerat në ambientet e Rinasit, mirëpo nuk përjashton as faktin se disa janë paraqitur në mënyrë vullnetare në polici.
“Janë shoqëruar 24 kontrollorë, 4 kontrollorë u lanë të lirë, në polici kanë dhënë shpjegime. Për këta 4 që kanë dalë, nuk ka ende akuza të ngritura. Unë nuk kam qënë prezent dhe nuk e kam parë fizikisht.
Kur të dalin, do të flasim. Janë shoqëruar mbrëmë në orën 12:00 të natës, një pjesë u kapën në hotele. Disa janë paraqitur vullnetarisht në polici. Në rastin e kontrollorëve nuk e di se si është arsyetimi që do të bëjë Prokuroria. Albcontrolli është i pavarur nga shteti shqiptar”.