Lajmi se kryeministri Edi Rama ishte shoqëruar nga policia gjermane pasi nuk kishte pranuar të vendoste maskën në avion ka qenë lajmi i pasdites së sotme.
Për incidentin e kryeministrit ka reguar edhe ministrja Elisa Spiropali, i cili tha se lajmi është i vjetër dhe se kompania ka kërkuar falje.
Në “Zonë e Lirë” ajo shtoi se bëhet fjalë për një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se më kë kanë të bëjnë.
“E ka sqaruar Endri Fuga, kanë kërkuar ndjesë anëtarët e ekuipazhit. Lajmi është i vjetër, para shumë muajsh. Më duket krejt e parëndësishme tani, përderisa vetë kompania ka kërkuar falje. Këtu mbyllet. Në kohë pandemie edhe pilotët edhe anëtarët e ekuipazhit kanë qenë të stresuar.
Ky nuk është lajm për t’u mërzitur. Mesa kuptoj është një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë”, deklaroi Spiropali./Priza.al