Shoqërohet në polici Indrit Dokle

Indrit Dokle është shoqëruar nga policia burime për mediat bëjnë me dije se shtetasi Indrit Dokle  po mbahet ne Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Dyshohet se arsyeja e shoqërimit të tij ishte se kishte informacione se lëvizte me një person të shpallur në kërkim.

Gjithashtu burime për median bëjnë m dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.M., ndërkohë bëhet me dije se Dokle po merret në pyetje.

Kujtojmë se Dokle ka qenë më parë i dënuar me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh të kryera në kuadër të bandës së Durrësit, por është liruar dy vite më parë nga Gjykata e Krujës

Pasi shqyrtoi çështjen për disa muaj me radhë, gjykata  urdhëroi lirimin nga qelitë e burgut të Fushë Krujës të të dënuarit me argumentin se ka kryer 3 të 4 e dënimit, e për faktin se kishte edhe sjellje të mirë në burg dhe disa rrethana të tjera specifike.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *