Shoqëroi Ervis Martinajn para zhdukjes, mbyllen hetimet për ish-efektivin Jeton Lami

Prokuroria e Kurbinit ka mbyllur hetimet për ish-agjentin e Operacionales Jeton Lami, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Ish-polici kishte shoqëruar ish-bosin e lojërave të fatit Ervis Martinaj para se të zhdukej.

Burime për BW, bëjnë me dije se Prokuroria ka arsyetuar se ish-agjenti Jeton Lame kishte detyrë funksionale të arrestonte personat e shumëkërkuar, por në vend që të zbatonte këtë detyrë, ai ka vendosur ta shoqëronte Ervis Martinaj dhe t’i garantonte paprekshmërinë nga forcat e policisë.

Prokurori i çështjes ka shkuar pak ditë më parë në ambientet e paraburgimit të sigurisë së lartë ku mbahet Jeton Lami dhe i ka komunikuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Ndërkohë do të pritet afati 10-ditor që avokatët e Jeton Lamit të kthejnë pretendimet e tyre sikurse e parashikon ligji dhe më pas dosja penale pritet t’i dorëzohet gjykatës për gjykim paraprak.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *