Gati 1 mijë shtetas amerikanë janë shpallur non grata nga Rusia duke i ndaluar atyre hyrjen në vend.
Në këtë listë e individëve janë përfshirë edhe politikanë, mjekë, aktivistë dhe gazetarë.
Një ndër ta është edhe ish-ambasadori amerikan në Azerbajxhan Matt Bryza i cili kohët e fundit ishte edhe në Tiranë ku shoqëronte Mike Pompeo, emri i tij është i 80 në listë. Në foto ai shihet pranë kryeministrit Rama dhe ish-deputetit socialist Alket Hyseni, gjatë qëndrimit në Tiranë.