Në një dalje publike të ministres së Arsimit, Evis Kushi dhe ministres së Energjisë e Infrastrukturës, Belinda Balluku para fëmijëve kanë deklaruar se duhet të bëhen spiunë të prindërve në mënyrë që të kursejnë energji elektrike.
Ajo që habit më tepër mbarë opinionin publik është fakti se si ministrja Balluku i kërkon fëmijëve që të kryejnë veprime që mund t’i rrezikojnë dhe jetën.
Nën këshillën për të kursyer energji, Balluku i ‘shtynte’ fëmijët që të heqin pajisjet elektrike nga priza, pa marrë parasysh së mund të rrezikojnë të bien në kontakt me energjinë elektrike.
Sakaq me deklaratën e saj, Balluku ushtroi presion psikologjik ndaj fëmijëve, duke përmendur masat e marra në Zvicër, ku temperatura e kondicionerit mbi 19 gradë në periudhën e dimrit, përbën shkelje dhe se rrezikohej burg.
Në përfundim të këshillimit, Balluku i ka mësuar një ‘hile’ të re fëmijëve se si t’i vjedhin telekomandën gjyshërve të tyre gjatë momentit kur ata janë në gjumë, e gjithë kjo për të kursyer energji.
Pa marrë parasysh se cila është grupmosha e fëmijëve, Balluku u mjaftua vetëm për të hequr ‘qafe’ turin e parë dhe për ta shpalosur në mënyrën më të keqe krizën energjetike.
Fjala e plotë:
“E dini ju që kur e heqim telefonin nga karikimi, karikuesi që ngel në prizë vazhdon të harxhojë energji. Deri më sot nuk e kemi vrarë mendjen se themi çfarë do ndodhë me një karikues, po me 1 mijë karikues në gjithë Shqipërinë? E dini ju që kur hapim derën e frigoriferit harxhohet më tepër energji, pasi kur hapet dera menjëherë ai fillon të punojë më shumë, harxhon më tepër energji. E dini ju për disa masa ekstreme, të cilat ne nuk do t’i ndërmarrim.
Në Zvicër nëse e vendos kondicionerin në më shumë se 19 gradë për t’u ngrohur është një thyerje e rëndë e ligjit dhe shkon në burg. Kjo gjë nuk do ndodhë këtu. Pra kondicioneri duhet të qëndrojë gjatë dimrit jo më shumë se 21 gradë dhe në verë jo më pak se 27 gradë.
Do t’ju tregojnë shumë sekrete të tjera që duken të parëndësishme por që do të kontribuojnë në kursimin e energjisë në mënyrën më të mirë. Ju kur të shkoni në shtëpi mos harroni t’i thoni mamasë se dera e frigoriferit nuk duhet të qëndrojë hapur, vëllai që të heqë karikuesin nga priza, e shumë veprime të tjera.
Është e një veprim që ne na bën për të qeshur, kur gjyshin e zë gjumi para televizorit e t’i i afrohesh për t’i marrë telekomandën, e ai zgjohet e të thotë mos e fik.
Por atëherë është momenti që duhet fikur, pasi nuk po e ndjek njeri, pasi nuk po e sheh njeri. Jam e sigurt se ju do jeni zëdhënësit më të mirë për fushatën e kursimit”, tha ajo.