Shorti i Europa League/ Lushkja sfidon Ronaldon, Hysaj dhe Kumbulla mësojnë rivalët e grupit

Janë mësuar edhe 8 grupet e Europa League për sezonin e ri. Pretendentët kryesorë kanë rënë në grupe jo të vështira dhe nuk pritet të ketë surpriza për avancuar më tej.

Për Marash Kumbullën dhe Elseid Hysajn duket se do të ketë përballje interesante, me Romën dhe Lazion që njohin grupe të lehtë.

Për sa i përket ish-mesfushorit të Laçit, Regi Lushkjen, Sheriff-i i tij duket se nuk do ta ketë aq të lehtë, ku në grupe do të përballet me Manchester United të Ronaldos, Real Sociedad dhe Omonoia.

Arsenali nuk do ta ketë të vështirë, ku përballë do të ketë PSV, Bodo/Glimt dhe Zurich.

Europa League

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *