SHORTI/ Përfundon hedhja e goglave për Botëtorin e “Katar 2022”, këto janë të gjitha grupet

Ka përfunduar shorti në Doha për Botërorin “Katar 2022”. Kompeticioni që do të nië më 21 nëntor 2022 dhe do përfundojë më 17 dhjetor po të këtij viti, do të hapet me ndeshjen Katar – Ekuador.

Goglat kanë përcaktuar 8 grupë me nga 4 skuadra.

GRUPI A: Katari, Holanda, Senegal, Ekuador

GRUPI B: Anglia, SHBA, Iran, (Ukrainë/Skoci/Uells)

GRUPI C: Argjentina, Meksikë, Polonia, Arabia Saudite

GRUPI D: Franca, Danimarka, Tunizia, (Australi/UAE/Peru)

GRUPI E: Spanja, Gjermania, Japonia,  (Zelanda e re/Kosta Rika)

GRUPI F: Belgjika, Kroacia, Maroku, Kanada

GRUPI G: Brazili, Zvicra, Serbia, Kameruni

GRUPI H: Portugalia, Uruguai, Koreja e Jugut, Gana

29 ekipe e kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve dhe në qershor do të përcaktohen edhe tre ekipe e tjera.

Fituesi i Ukrainë-Skoci do të përballet me Uellsin, për të përcaktuar skuadrën tjetër europian në “Katar 2022”.

Gjithashtu do të zhvillohen edhe “play-off”-et ndërkontinentale, Zelandë e Re-Kosta Rikë, si dhe fituesi i Australi-UAE do të ndeshet me Perunë për një vend në Botëror. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *