Në fshatin Tejdrinë Kukës u asgjësuan 143 bimë narkotike cannabis sativa.
Nga hetimet e kryera janë identifikuar katër persona që merren me kultivimin e tyre dhe janë shpallur në kërkim.
Ndërkohë po vijon puna për arrestimin e dy vëllezërve 49-vjeçarit me iniciale L.M dhe 44-vjeçarit me iniciale N.M. Gjithashtu dhe djemve të 49-vjeçarit, 23-vjeçarit me iniciale A.M dhe 25-vjeçarit me iniciale L.M.
Ndërsa në kontrollin e banesës së N.M u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik dhe një sasi municion luftarak.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.