Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dënuar me 1 vit burg ish-kryetaren e Bashksisë së Gjirokastrës Zamira Rami, dënim i cili do të shlyhet duke kryer punë me interes publik.
Hetimet për Ramin nisën pas denoncimit të dy qytetarëve, të cilët e akuzonin atë se iu kishte shkatërruar pronat e ligjshme. Në dosjen e SPAK thuhet se Rami gjatë ushtrimit të funksioneve të saj, në lidhje me procedurat e ndjekura për lejen e ndërtimit dhe vazhdimin i punimeve për dy projekte në qytetin e Gjirokastrës, ka kryer veprime në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, duke prishur dy prona të ligjshme të shtetasve Dritan Sako dhe Teodorti Xhai.
Nga veprimet e saj qytetarëve iu është shkaktuar një dëm prej 5 milionë lekësh.
/Priza.al/