Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi ka goditur me sende të forta dhe ka bërë për spital një 31-vjeçar në Pogradec.
Policia bën me dije se në kërkim është shpallur shtetasi me iniciale R.B.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. B., 19 vjeç, banues në fshatin Çezmë e Vogël, Pogradec, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta në trup, një 31-vjeçar, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Vijon puna për kapjen e shtetasit R. B.
– Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. H., 35 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet rrjeteve sociale, një 34-vjeçar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.