Shpërbëhet grupi kriminal në Belgjikë, ja lidhja me shqiptarët

Në kuadër të një operacioni për ndalimin e krimit të organizuar, autoritetet belge në rajonin e Liege, kanë shpërbërë një grup kriminal duke arrestuar 8 persona.

Kombësia e tyre nuk është zbuluar, por sipas autoriteteve belge grupi ka lidhje me krimin e organizuar shqiptar në trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Mësohet se të arrestuarit shisnin kanabis përmes rrjeteve sociale si Snapchat dhe Messenger, duke gjetur aty klientët, të cilët më pas i takonin në vende të caktuara.

Po ashtu grupi kujdesej për disa plantacione kanabisi, ku pas kontrolleve u zbuluan rreth 500 rrënjë kanabis, 5 kilogramë drogë gati për shitje, si edhe 7 pistoleta dhe municion.

Atyre iu sekuestrua edhe një shumë parash prej 92 mijë eurosh, që dyshohet se ka ardhur si rezultat i shitjes së narkotikëve, 4 automjete, 3 ora të shtrenjta si edhe 20 celularë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *