Shpërbëhet PD në Korçë! Dorëhiqen 13 anëtarët e Kryesisë: Parti klienteliste! Të revoltuar nga arroganca, nepotizmi dhe papërgjegjshmëria e lidershipit (Letra)

Kryetari i PD-së Lulzim Basha sapo fitoi mandatin e tretë në krye të partisë, duke premtuar se do të bashkojë të gjithë demokratët. Ndërkaq sot mësohet se është shpërbërë një prej degëve më të rëndësishme të kësaj forcë politike, asaj në qytetin e Korçës.

Kryetari i kësaj dege, Andrea Mano, Sekretari i Përgjithshëm, Devis Osmani dhe 13 anëtarë të Kryesisë kanë dhënë ditën e sotme dorëheqjen duke hedhur edhe akuza të forta në drejtim të lidershipit të partisë. Ata thotë se zgjedhin që të japin dorëheqjen pasi kjo parti në drejtimin e Lulzim Bashës është kthyer në një parti klienteliste për interesa të kryetarit, një parti ku mbizotëron arroganca, shpërfillja, nepotizmi dhe papërgjegjshmëria e lidershipit të PD.

Në ndryshim nga Lulzim Basha, që fajtor për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit bëri qeverinë Rama, në deklaratën e dorëheqjes, të larguarit shprehen se faji ishte i vetë kryedemokratit i cili sipas tyre vunë në krye të listës emra që nuk përfaqësojnë vlerat dhe moralin  e qytetarisë.

“Gjykojmë se kryetari i PD me arrogancën e tij po e kthen PD në një parti klienteliste dhe në funksion vetëm të interesave personale. Me veprimet apo mosveprimet e tij, kja hedhur poshtë të gjithë punën tonë të ngritur me mund dhe sakrifica gjatë 8 viteve opozitë. Gjithashtu me kë3të mënyrë drejtimi, mendojmë se PD po mbahet qëllimisht e frenuar prej tij, për të luftuar keq-qeverisjen e Edi Ramës. Të ndodhur në këto kushte, e gjejmë të pamundur ushtrimin e funksioneve tona dhe të shohim me optimizëm drejt të ardhmes së kësaj partie. Theksojmë se jemi dhe mbetemi anëtarë të PD dhe mbështetës të ideve dhe vlerave që ajo mbart që nga dita e krijimit të saj”, thuhet në letër.

Deklarata e plotë:

“Te nderuar qytetare të Korçës, të dashur demokrate të Korçës.  Sot është një dite jo e lehte për ne, anëtaret e kryesisë se PD dega Korçë . Ne kushtet kur nuk ka asnjë shenje vullneti për të pare ne sy humbjen dhe për të reflektuar mbi shkaqet e vërteta të saj
– të revoltuar nga arroganca, shpërfillja, nepotizmi dhe papërgjegjshmëria e lidershipit të PD
– të vendosur të qëndrojmë pranë demokrateve të thjeshte ne qytetin dhe fshatrat e Korçës, me të cilët kemi ndare sfida elektorale e kemi përballuar dite të vështira ne opozite
– të bindur se sot Korça dhe Shqipëria  kane me shume se kurrë nevoje për kontributin e të gjithëve duke vendosur interesin e qytetarit mbi interesin klientelist të kryetarit
– Ne sot po largohemi nga të gjitha funksionet drejtuese të PD ne Korçë .
Unë kam dhçnë dorëheqjen si kryetar i PD dega Korçë dhe sot po jap dorëheqjen si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. 14 anëtarë  të kryesisë, qëëjanë këtu me mua sot, midis tyre edhe Sekretari i degës se Korçës , Devis Osmani qe ka punuar pranë meje për 8 vite , largohen me dorëheqje të parevokueshme  nga ky funksion.

Te dashur qytetare të Korçës , të nderuar demokrate :- Ne qe jemi sot këtu ne këtë sallë dhe shume demokrate të tjerë jashtë kësaj salle të cilët kanë punuar ne kushte të vështira  për  PD , sot ndjehen të papërfaqësuar.
– Importet e L. Bashës nuk përfaqësojnë vlerat dhe moralin  e qytetarisë të banoreve të Korces, ne qytet dhe ne fshat .
– Ne nuk duam të jemi dëshmitare të zerimit të kontributeve të demokrateve të thjeshte dhe denojme ashpër futjen e frymës se përçarjes .
– Ne i lexojmë me seriozitet , përulësi dhe jo me arrogance mesazhet që vijnë nga rezultati i zgjedhjeve .
Ata qe drejtuan fushatën elektorale duhet ti vene emrin e tyre humbjes . Ata janë arsyeja e parë dhe e fundit e humbjes se PD ne qarkun e Korçes.
Vlerat e demokracisë tek të cilat unë dhe shumë studente të dhjetorit ‘90 besuam, nuk do të merren dot neper këmbë nga lidershipi i PD.
Ne do të vazhdojmë  të jemi anëtarë të PD , do të vazhdojmë të besojmë dhe të punojmë për demokracinë, për të sotmen dhe për të nesërmen e Korçës”, thuhet në deklaratën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *