Shpërdorim detyre lejuan ndërtime tek “Uji i Ftohtë”, ndiqen penalisht 6 zyrtarë të bashkisë së Vlorës

Procedohet penalisht 1 shtetas për ndërtim  pa leje, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Po procedohen penalisht dhe 6 shtetas të tjerë,  nën akuzën  veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:

– G. H., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet për ndërtim  pa leje, 2 konstruksione hekuri, në katin e nëntë të një objekti, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:

 

– J. Ç., 34 vjeç, me detyrë Drejtor i Zyrës Urbanistike në bashkinë Vlorë;

– K. M., 33 vjeç, me detyrë specialist i Zyrës Urbanistike, në bashkinë Vlorë;

– R. H., 34 vjeç, me detyrë specialist i Zyrës Urbanistike, në bashkinë Vlorë;

– F. H., 35 vjeç, me detyrë kryeinspektor i IMT, në bashkinë Vlorë;

– I. Z., 31 vjeç, me detyrë inspektor i IMT, në bashkinë Vlorë;

– M. I., 30 vjeç, me detyrë inspektor i IMT, në bashkinë Vlorë.

Këta shtetas  kanë shpërdoruar detyrën duke lëshuar deklaratë paraprake për kryerje punimesh në kundërshtim me ligjin për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *