Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-drejtorin e Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçin. Gjatë seancës së sotme nuk është ndryshuar asnjë masë për ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçin, i cili do të vijojë të qëndrojë në burg.
SPAK ndërkohë, ka thënë se është duke hetuar sërish për tendera të tjera, ku dyshohet se Gëllçi është i përfshirë. Avokati i Gëllcit e ka konsideruar të tepërt masën ndaj tij. Gëllçi është akuzuar për shpërdorim detyre, për një tender të dhënë në kohën që ka qenë drejtor.
Gëllçi, bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në krye të RTSH.
/Priza.al/