Prej ditësh ushtria angleze, amerikane dhe italiane po ‘krehin’ zonën për të gjetur pjesët e avionit të rënë para se ti gjejnë rusët.
Video e atij që duket të jetë një avion F-35 duke u rrëzuar nga aeroplanmbajtësja e Marinës Mbretërore HMS Queen Elizabeth u postua në Twitter nga përdoruesi @ sebh1981.
Në pamje, piloti i automjetit mund të shihet që katapultohet jashtë teksa avioni 100 milionë paund rrëzohet në det. Në video, avioni i afrohet pikës së nisjes dhe në vend që të fitojë shpejtësi, ngadalësohet ndërsa arrin në majë të pistës dhe bie në det.
Në një deklaratë, Ministria Britanike e Mbrojtjes tha se ishte në dijeni të videos që qarkullonte në internet, por tha se ishte shumë herët për të komentuar mbi shkaqet e mundshme të incidentit. Hetimi është ende në vazhdim, si dhe përpjekjet për të rikuperuar avionin. Është spekuluar se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një mbulesë motori e lënë aksidentalisht në avion.
Marina Mbretërore stigmatizoi publikimin e videos:
‘Incidenti është një çështje e ndjeshme. Nëse kushdo që qëndron pas kësaj, gjendet, do të jetë në telashe serioze dhe do të humbasë çdo leje sigurie’.
/Priza.al/