Shpërndanë ndihma në këmbim të votave/ Lirohen 3 punonjësit e Bashkisë Shkodër

Gjykata e shkallës së parë ka liruar tre punonjësit e bashkisë Shkodër: Ergys Ivziku, drejtor i arsimit, Petrit Dyli teknik shërbimesh në drejtorinë e arsimit dhe Mhill Volaj specialist i financës në drejtorinë e arsimit.

Këta tre shtetas u arrestuan nga policia e Shkodrës si të dyshuar për shpërndarje të ndihmave ushqimore, por në seancën për masën e sigurisë nuk kishte prova të mjaftueshme që i implikonin.

Prokuroria kërkoi “detyrim paraqitje” për tre zyrtarët dhe gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë duke liruar këta tre shtetas.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *