Katër shqiptarë janë arrestuar në Greqi, pasi janë kapur me 67 kg marijuanë.
Mediat greke bëjnë me dije se droga ishte fshehur në dy automjete, ku njëri mjet shërbente për kontrollin e rrugës, tjetri i ngarkuar me drogë.
Ndër të tjera janë sekuestruar 2190 euro dhe 7 celularë, si dhe ende nuk janë bërë publike identitetet e personave të arrestuar. Po ashtu është shpallur në kërkim edhe një shqiptarë i pestë i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi.