Shpërndanin drogë me taksi, arrestohen 2 shqiptarë në Britaninë e Madhe (Emrat)

Dy të rinj shqiptarë pjesë e një bande në Britaninë e Madhe janë vënë në pranga pasi akuzohen se shpërndanin drogë me “shërbim taksie” në Somerset.

Mësohet se të dënuarit janë Fatlind Boshnjaku dhe Ergys Aliaj. Mediat britanike, raportojnë se drejtuesi i kësaj bande, ishte Fatlind Boshnjaku, i cili u arrestua dhe dënua. Ishte ai që udhëzonte shpërndarësit, duke përfshirë këtu edhe Ergys Aliajn në qindra vendndodhje në Taunton, Yeovil, Ëellington, Martock dhe Stogursey.

Bëhet me dije se për një periudhë 6-mujore djemtë furnizuan me kokainë dhe heroinë përdoruesit lokalë. Ata mendohet se kanë fituar nga ky aktivitet i jashtëligjshëm pothuajse gjysmë milioni Paund.

Shqiptarët përdornin të ashtuquajturën “metoda e kodit postar” për të vendosur marrëveshjet për shitjen e drogës. Ata u vunë nën përgjim. Mësohet se atyre u janë analizuar me qindra mesazhe telefonike.

Dy të rinjtë dolën të premten e kaluar para gjykatës dhe u shpallën fajtorë për shpërndarje të drogave të klasit A. Për Boshnjakun u vendos dënim me burg për 8 vite, ndërsa Aliaj u dënua me 2 vjet e katër muaj heqje lirie.

Sipas provave telefonike, pra mesazheve, mendohet se mes Tetorit 2020 dhe Marsit 2021, shqiptarët kanë realizuar 11 796 shitje droge.

Vlera totale e përfituar llogaritet 471 867 Paund. Klientët thjesht bënin kontakt me numrin e shpërndarësve. Më pas korrierit i jepej një vendndodhje dhe instruksionet se ku do të bëhej shpërndarja e drogës.

Pas kontrollit të linjave telefonike, ishte Boshnjaku. Ai kishte nën kontroll 4 persona, ndër to edhe Aliajn. Boshnjaku siguronte akomodim dhe mjete për shpërndarësit e tij. Këta të fundit punonin si shërbim 24/7.

Avokati mbrojtës i Boshnjakut tha se ky i fundit kishte shkuar në Britani që në moshën 15-vjeçare për t’i shpëtuar dhunës. Në moshën 21-vjeçare ai u braktis nga shërbimet sociale të shtetit britanik dhe për shkak të kësaj i hyri aktiviteteve të paligjshme.

Ndërkohë Aliaj kur kishte kryer krimin kishte qenë 17 vjeç dhe kishte shkuar në Britani në mënyrë të paligjshme. Por pavarësisht këtyre arsyetimeve gjyqtari i çështjes tha se aktiviteti ku ata ishin përfshirë ishte i sofistikuar dhe për këtë arsye i dënoi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *