Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në provincat e Parmës, Arezzo, Grosseto dhe Romë, policia italiane ka zbatuar një urdhër arrest ndaj 8 personave të cilët ishin shpallur
fajtorë për bashkëpunim në akuza që nga posedim deri në shitje të jashtëligjshme të drogërave, tek pastrami i parave.
7 personat e arrestuar janë me shtetësi shqiptare dhe 1 me shtetësi italiane.
Të arrestuarit dyshohet se janë protagonistët kryesorë të një grupi të strukturuar kriminal i cili kryente shpërndarje droge në të gjithë provincën e Parmës dhe rrethinat e saj.
Gjyqtari hetues, në dritën e gjetjeve të hetimit, ka lëshuar edhe një urdhër sekuestrimi parandalues prej 400 mijë eurosh, në para të gatshme ose për pasuri ekuivalente, të gjetura në disponim të të dyshuarve.
Prokuroria italiane ka bërë me dije se sipas të dhënave shumat e mëdha të parave që nxirrnin nga trafiku i drogës, shqiptarët do t’i pastronin përmes blerjes së pronave të paluajtshme në Shqipëri.